Mobi Casa

Ambasadori amerikan: Provokimi i vërtetë, përdorimi i dhunës në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputetë të opozitës, sot gjatë ditës kanë organizuar një konferencë për media, në të cilën, vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për seancë të jashtëzakonshme për nesër në orën 9:00, e kanë quajtur “vetëm provokim”.Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili si provokim të vetëm e ka quajtur dhunën e përdorur në Kuvend.

“Përdorimi i dhunës për të penguar Kuvendin – anëtarët e së cilit janë zgjedhur nga shumica e popullit të Kosovës – është provokimi i vërtetë”, ka thënë Delawie në një postim në profilin e tij zyrtar në Twitter, raporton Koha.net.

Eco Higjiena

Në konferencën e sotme për media nga partitë opozitare, thirrja për seancë të jashtëzakonshme është quajtur vetëm provokim, derisa kanë ripërsëritur se nuk do të lejojnë seancë normale të Kuvendit.

Ata i kanë bërë thirrje kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që të tërheqë thirrjen për seancë sepse, sipas tyre, “e vetmja çështje urgjente për momentin është asociacioni e demarkacioni”.