Ambasadori amerikan, për protestën e opozitës: Jo dhunës!

Me një postim të shkurtër në llogarinë e tij në Twitter, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i ka çuar një mesazh opozitës lidhur me protestën e nesërme që ajo do ta mbajë.
“E drejta për protesta paqësore është themel i demokracisë. Jo edhe dhuna”, ka shkruar Delaëie.
Ambasadori Delawie në mënyrë të vazhdueshme ka kundërshtuar aktet e dhunës që kohëve të fundit kanë qenë pamje të shpeshta në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.