Uji Dea

Ambasadori amerikan në Serbi: Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të ishte një model unik

/ 2 minuta lexim
HW

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, nuk do të ishte model unik, dhe se shembuj të një Asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë.

“Ideja e këtyre bisedimeve është që Kosova dhe Serbia të përgatiten për të ardhmen evropiane dhe mendoj se është ajo çfarë mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën, ngjashëm me atë që është menduar në Kosovë, e bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk do të ishte një shembull unik, pasi modele të ngjashme ekzistojnë në pjesë tjera të Evropës”, tha Hill kur është pyetur pse Shtetet e Bashkuara nuk po e shtyjnë para procesin e formimit të Asociacionit, transmeton Telegrafi.

Ambasadori amerikan në Serbi i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve që ia parashtronin përmes Twitterit.

Mobi Casa

Në anën tjetër zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar në fillim të këtij muaji se të gjitha marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të respektohen, përfshirë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Beogradi këmbëngulë vazhdimisht në formimin e Asociacionit që është pjesë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, derisa Prishtina thekson se AKS duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.