Eko Higjiena

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është deklaruar se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të vijë nga vetë partitë politike.

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Delawie përmes një mesazhi në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane ka thënë se SHBA-të janë të përkushtuar për suksesin ekonomik dhe sovranitetin e vendit, por që nuk duan një marrëveshje që krijon më shumë probleme sesa që zgjidh.

Mesazhi i plotë i tij:

Me vjen mirë që kaq shumë qytetarë të Kosovës që marrin pjesë në biseda rreth dialogut me Serbinë. Kjo është një gjë e mirë. Megjithatë, unë dua të bëjë të qartë disa gjëra.

UBT

Ne besojmë se thelbi i një marrëveshjeje Kosovë-Serbi duhet të vijë nga vetë partitë. Por ka kufizime për atë që ne do të pranojmë. Ne jemi të përkushtuar për Kosovën; ne jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit ekonomik të saj. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti. Ne nuk duam të kthehemi në ditët e vjetra; ne nuk duam të shohim një marrëveshje që do të krijojë më shumë probleme sesa do të zgjidhte. Ne duam të ndihmojmë arritjen e një marrëveshjeje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe kontribuon në stabilitetin në rajon.

Çdo marrëveshje duhet të sigurojë siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë grupet e cenueshme, serbët e Kosovës dhe Kishën Ortodokse Serbe. Ka pasur retorikë të padobishme javët e fundit, duke përfshirë kërcënimet dhe llojin e gjuhës që kemi dëgjuar në ditët e këqija të komunizmit. Kjo duhet të ndalet. Deklarata të tilla minojnë mundësitë për një zgjidhje dhe rrisin tensionet. Dhuna dhe kërcënimet janë të papranueshme.

Ne do të jemi me ju gjatë këtij udhëtimi. Në javët e ardhshme do të prezantoj disa nga diplomatët e sapoardhur në Ambasadë, të cilët janë bashkuar me ekipin tonë për të siguruar që partneriteti ynë me Kosovën të mbetet i fortë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.