HW

Ambasadori amerikan: Mund të ketë marrëveshje finale nëse ka guxim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka bindjen se këtë vit do të mund të vihej deri te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, nëse pala kosovare dhe ajo serbe kanë guxim dhe liderizëm.

“Festivali ‘Mirëdita, dobar dan’ është ngjarje në të cilën paraqiten kultura të ndryshme dhe kjo nuk duhet të politizohet”, vlerëson ambasadori amerikan në Serbi.

Ai mbrëmë ka marrë pjesë në koncertin e ansamblit të Kosovës “Zanat”, i cili interpretoi muzikë të vjetër shqiptare në kuadër të festivalit “Mirëdita, Dobar dan”.

Eco Higjiena

Scott tha se porositë kryesore të këtij festivali janë harmonia, pajtimi dhe pranimi i kulturave të njëri-tjetrit.

I pyetur se a po hyhet vërtetë në fazën e fundit të bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori amerikan theksoi se kjo do të varet nga sjellja dhe guximi i të dyja shteteve.

“Mendoj se e kemi mundësinë e shkëlqyer këtë vit që të shkohet drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse ekziston liderizmi shtetëror në qeveritë e të dyja shteteve. Duhet guxim dhe liderizëm”, ka thënë Scott për televizionin publik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.