Eko Higjiena

Ambasadori amerikan: Kurti ta heq taksën, hapat kundër korrupsionit të mirëpritur

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në Vjenë të Austrisë është mbledhur Këshilli i Përhershëm i OSBE’së, takim në të cilin po marrin pjesë të gjithë shefat e OSBE-së nga shtete të ndryshme përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për Kosovën në këtë takim ka raportuar ambasadori, Jan Braathu, i cili drejton zyrën e OSBS-së në Prishtinë.

Lidhur me raportin e prezantuar nga Braathu, ka folur i ngarkuar me punë në misionin e OSBE-së nga SHBA’të, Harry Kaiman, i cili ka falënderuar Braathun për prezantimin e situatës në Kosovë, duke thënë se i ka ndihmuar të kuptojnë edhe më detajisht situatën në Kosovë dhe atë se çfarë misioni i OSBE-së po bën, raporton Gazeta Express.

Ambasadori amerikan në OSBE, Kaiman ka thënë se një stabilitet dhe paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor do të arrihet vetëm kur Kosova të jetë e integruar plotësisht si një partner i plotë.

Tutje ai ka folur edhe për zgjedhjet e 6 tetorit dhe qeverinë e re që drejtohet nga Albin Kurti, duke potencuar se Washingtoni mirëpret vendimet e fundit të qeverisë së re në luftën kundër korrupsionit.

Kaiman ka rikujtuar gjithashtu se normalizimi i raporteve me Serbinë është një prioritet për të cilin duhet angazhuar.

“Qeveria e kryeministrit Kurti tashmë ka një mundësi për të avancuar prioritetet e prezantuara, përfshirë normalizimin e raporteve me Serbinë, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rritjen ekonomike. SHBA’ja mirëpret hapat e fundit të qeverisë së re në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Kaiman në fjalën e tij.

Mobi Casa

Tutje, Kaiman ka thënë se Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e fokusuar për të avancimin e raporteve në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Ai ka thënë se Matthew Palmer dhe Richard Grenell janë duke punuar për të zhbllokuar ngërçin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Dy të dërguar të posaçëm amerikanë po punojnë që të thyejnë ngërçin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe të ardhmen’, ka shtuar tutje i ngarkuari me punë i SHBA’së në misionin e OSBE’së.

Kaiman tutje ka thënë se marrëveshjet e arritur s’fundi për lidhjet ajrore, rrugore dhe hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit dëshmojnë se zgjidhjet praktike janë të mundshme duke treguar se qytetarët e të dy vendeve do të shohin përfitime të prekshme ekonomike nga normalizimi i raporteve.

Përfaqësuesi i SHBA’së në OSBE ka thënë se ky ka qenë edhe mesazhi që i është dhënë presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të shtetit serb, Aleksander Vucic, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky është mesazhi që Presidentët Thaçi dhe Vuçiç morën në Uashington javën e kaluar. Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se qeveria e Kosovës duhet të pezullojë taksën, dhe që të dy palët duhet të rinisur negociatat, për të zhbllokuar potencialin e plotë të vendeve të tyre”, ka thënë ndër të tjera Harry Kaiman.

Heqjen e menjëhershme të taksë pa kushte shtesë e kërkon me ngulm Përfaqësuesi Special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka ndërmejtësuar takimin Thaçi-Vuçiq në Washington bashkë Robert O’Brien./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.