HW

Ambasadori amerikan ka një porosi të fortë për politikanët pas aktit të Brovinës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas gjithë skandalit të krijuar dje nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka reaguar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, duke thënë se liderët e Kosovës duhet që të ndihmojnë viktimat e mbijetuara, dhe që nuk duhet t’i shfrytëzojnë ata për përfitime politike.

“Të mbijetuarit e mizorisë, duhet të trajtohen me respekt, dinjitet dhe ndjeshmëri. Liderët e Kosovës duhet të ndihmojnë viktimat, dhe të mos i shfrytëzojnë ata për përfitime politike”, ka shkruar Kosnett në tëitterin e tij zyrtar.

Flora Brovina sot është paraqitur në Prokurori, dhe është intervistuar në cilësinë e dëshmitares, pas publikimit të fotografisë që ka bërë dje në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se nuk i besohet që një fotografi e tillë mund të jetë e falsifikuar, duke treguar se e posedon që nga viti 2003.

Uji Dea

Ajo thotë se atë ia kishte dhënë ish-deputetja e LDK-së, që në atë kohë mbante postin e nënkryetares së Komisionit për të Zhdukur, Mevlyde Saraçi.

Ndërkohë ka reaguar edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila njëjtë sikurse ambasadori Kosnett ka bërë thirrje që të mos shfrytëzohen viktimat e luftës për përfitime politike.

“Ma plasët zemrën”, kishte thënë ndër të tjera Krasniqi në një reagim.

E i gjithë ky skandal vjen pas një organizimi të jashtëzakonshëm, kur Krasniqi së bashku me Jahjagën, kishin qëndruar në Kongresin Amerikan për të dëshmuar rreth tmerrin që kishte përjetuar ajo nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.