HW

Ambasadori amerikan: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinën e diskutimeve. Si pjesë e kësaj kërkese ndaj Beogradit dhe Prishtinës, ambasadat kryesore kanë kërkuar edhe heqjen e taksës nga Kosova, si dhe ndalimin e propagandës së Serbisë në arenën ndërkombëtare. E lidhur me këtë ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund konfliktit të viteve të 90-ta.

Ai ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i japin hov dialogut që do të çonte në një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të viteve të 90-ta. I bëj thirrje Kosovës e Serbisë t’i rihapin negociatatat e mbështetura nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe t’i shmangen veprimeve që do të pamundësonin arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkruar Scott në profilin e tij në Tëitter.

Mobi Casa

Ndaj kërkesës së QUINT-it ka reaguar dje edhe Qeveria e Kosovës.

Nga zyra e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj kanë thënë për lajmi.net se ata nuk lëvizin nga qëndrimet e veta për taksën dhe dialogun./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.