UBT

Ambasadori amerikan, Hovenier: SHBA mendon se ka ardhur koha që të ecët përpara me Asociacionin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier të mërkurën ka thënë se është koha që të ecët përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Kështu deklaroi ambasadori Hovenier sot gjatë një vizite në Komunën e Gjakovës.

“Dy orë pas takimit e kam dhënë një deklaratë për shtyp, dhe aty e kam shprehur dhe këndvështrimin tonë se si ka shkuar takimi i djeshëm. Mendoj që ka qenë një mundësi e rëndësishme për një shkëmbim të plotë të ideve. ShBA mendon që tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk duhet të jetë ‘republikë serbe’ dhe jo me kompetenca ekzekutive”, ka thënë ambasadori amerikan në Gjakovë.

Uji Dea

Ndërsa, kryetari Gjini tha se Gjakova e Kosova e gëzojnë mbështetjen e Amerikës.

“Gjakova po edhe e gjithë Kosova e ka gëzuar një mbështetje të jashtëzakonshme që pak popuj në botë e kanë gëzu prej SHBA-së, që prej kohës së luftës e menjëherë pas luftës kur e kemi rindërtuar gjithë qytetin e djegur, e kemi bërë me ndihmën e SHBA-së”, ka thënë Gjini.

Ndryshe, të martën në Ambasadën amerikane në Prishtinë u mbajt një takim në të cilën u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nikoqiri i takimit, ambasadori Jeffrey Hovenier theksoi se nuk mbështesin asnjë aranzhim që shkel Kushtetutën e Kosovës, që nuk është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e as që do të kërcënonte sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumetnik dhe institucionet demokratike të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.