GRANDEMALL

Ambasadori amerikan e quan historik votimin për Ushtrinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, e ka quajtur historik votimin e nesërm të tri ligjeve me të cilat Kuvendi i Kosovës do ta nisë procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Kosnett përsëriti se SHBA-ja do ta mbështesë FSK-në në zhvillimin e saj profesional.

FIDANISHTJA

“Votimi i nesërm për tranzicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do ta mbështesë zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, e cila duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar karakterin shumetnik të vendit dhe përkushtimin e popullit të Kosovës për paqe. Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë raste për reflektim solemn dhe ripërkushtim për paqe, stabilitet e prosperitet për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha për të gjithë liderët dhe faktorët ta fokusojnë energjinë në dialog”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.