Ambasadori Abott: Djegia e veturave të serbëve me targa RKS në veri, është veprim kriminal

Të mërkurën është djegur edhe një veture me targa RKS – Republika e Kosovës – në Zubin Potok, pronar i së cilës ka qenë një qytetar i komunitetit serb.

Ndaj kësaj ka reaguar ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se veprime të tilla janë kriminale.

“Zjarrvënia ndaj pasurisë së individëve që kanë regjistruar veturat e tyre në targa RKS është vepër kriminale dhe mënyrë e gabuar për të treguar pakënaqësi ndaj politikës legjitime të qeverisë”, ka thënë Abott.

Rasti i ri i djegies së veturës të serbit në veri vjen një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targave ilegale serbe në RKS.
Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Në komunat veriore të Koso

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS