Fundamenti

Ambasadorët shqiptarë kanë një porosi për Lajçakun rreth dialogut Kosovë-Serbi

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mirëpritur rinisjen e bisedimeve mes Kosovȅs dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve të tyre ndër-shtetërore.Këto bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë, si rruga e vetme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Kjo, jo vetëm që do ishte në interesin më të mirë të të dyja vendeve, por do ishtë një hap i madh drejt forcimit të paqes, stabilitetit dhe perspektivës Euro-Atlanike të rajonit tone”.“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë është pandashmërisht i lidhur me garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të secilit shtet, respektimin e parimeve të demokracisë dhe të drejtave të njeriut si dhe mbrojtjen dhe avancimin e pozitës së pakicave entike”.

“Marrëveshja për normalizimin e marrëdhȅnieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë duhet të arrihet brenda këtyre parimeve, të sanksionuara edhe në paketën Ahtisaari dhe vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.Këshilli i Ambasadorevë Shqiptarë e konsideron të domosdoshme të theksojë se perspektiva Euro-Atlantike është forca kryesore shtytëse drejt një stabiliteti dhe prosperiteti të qëndrueshȅm të Ballkanit.“Në këtë sfond, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson rëndësinë e liberalizimit sa më parë të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Europian, tashmë kur të gjitha kushtet janë përmbushur prej kohësh”.

Mobi Casa

“Këshilli i Ambasadorȅve Shqiptar inkurajon përfaqȅsuesit e Republikës sȅ Kosovȅs dhe të gjitha forcat politike në Kosovë që të angazhohen me vetbesim dhe profesionalizëm në bisedimet me Republikȅn e Serbisë, të mbështetura nga BE dhe SHBA”.“KASH gjithashtu inkurajon ndërmjetësin e BE Lajçak, që në këtë proces të vijojë të udhëhiqet nga parimet mbi të cilat është ndërtuar dialogu duke ushtruar vetëpërmbajtje prej qëndrimeve emocionale të padobishme”, thuhet në komunikatën e këtij këshilli, njofton Klankosova.tv.

E ardhmja e Republikȅs sȅ Kosovës është nën ombrellën e BE-sȅ dhe NATO-s dhe vlerat Euro-Atlantike janë të mishëruara thellë në themelin shtetit të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.