Fundamenti

Ambasadorët politikë, në kundërshtim me ligjin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Procesi i emërimit të ambasadorëve të rinj ka ngecur si pasojë e tejkalimit të kuotës së të emëruarve politikë, shkruan sot Koha Ditore.

Muajt e fundit, nga tre sa i janë dërguar presidentes së Kosovës për dekretim, vetëm Vlora Çitaku, e propozuar për ambasadore në Uashington, është dekretuar.

Ndërkohë, ka më shumë se tre muaj që dekretimin e presin Leon Malazogu, i propozuar për ambasador në Tokio, si dhe Bujar Bukoshi, i cili është propozuar të dekretohet si “Ambasador-at-large” për organizata ndërkombëtare.

Uji Dea

Në rastin e Bukoshit, problem paraqet edhe fakti se emërimi i tij tentohet të bëhet për një gradë ambasadoriale që nuk është e paraparë me ligj.

Ndërkohë, “Koha Ditore” ka marrë vesh se propozimet e vazhdueshme politike të Qeverisë për ambasadorë kanë bllokuar dekretimin e emrave që tashmë kanë kaluar procedurat nëpër Komisionin për Punë të Jashtme. Burime të ndryshme të afërta me Qeverinë i kanë thënë gazetës se tejkalimi i numrit të paraparë të të emëruarve politikë për ambasadorë ka shkaktuar ngecjen e dekretimeve të mëtutjeshme

http://koha.net/?id=27&l=74885

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.