GRANDEMALL

Ambasadorët: Partitë të vendosin për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë thonë se subjektet politike në vend duhet të vendosin nëse duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme, apo jo. Megjithatë, ata theksojnë faktin se zgjedhjet kanë kosto milionëshe.

Bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta mbajë qëndrimin se subjektet politike kosovare vendosin nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, apo jo, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Javë më parë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian patën deklaruar se kjo është çështje e brendshme e Kosovës, ndërsa edhe tani përfaqësuesit diplomatikë të disa vendeve mike të Kosovës thonë se për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të vendosin subjektet politike në vend.

UBT

Megjithatë, ata theksojnë faktin se kjo do t’i kushtonte Kosovës me humbje të parave dhe të kohës. Zyrtarë të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë kanë thënë për “Zërin” se për çështjen e zgjedhjeve duhet të vendosin paritë politike në vend, pasi që, sipas tyre, ato janë përgjegjëse para qytetarëve.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, është përgjegjëse për të ardhmen e saj. Andaj çështja e zgjedhjeve të parakohshme është diçka që duhet të vendosin partitë politike në Kosovë. Ata janë të zgjedhurit e popullit dhe janë përgjegjëse para qytetarëve të vet”, thuhet në qëndrimin e Ambasadës britanike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.