UBT

Ambasadorët gjerman dhe francez: Suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën s’është diskutuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

27 vendet e Bashkimit Evropian i kanë marrë disa masa ndaj Kosovës, si rezultat i ngjarjeve në veri.

Ishte përfolur se një nga masat do të mund të ishte edhe suspendimi i liberalizmit të vizave.

Por, kjo u mohua nga dy ambasadorët, ai i Gjermanisë Jorn Rohde dhe francez Olivier Guerot.

Hidromorava

Ata në Rubikon në Klan Kosova thanë se një gjë e tillë nuk u diskutua.

Megjithatë, diplomati francez Guerot vuri në dukje se Kosova humb goxha shumë me këto masa.

“Prolongimi i këtyre masave negative shkakton humbje të mundësive, gjëra që mund të kishin ndodhur por që nuk do të ndodhin, apo që do të ndodhin më vonë. Më lejoni të ju jap një shembull, një shembull të rëndësishëm në fakt. Më 29 qershor supozohej të aprovohej një grant nga Bashkimi Evropian për të ndihmuar në financimin e një projekti të zhvilluar nga Franca për ndërtimin e një impianti për ujërat e zeza për Prishtinën dhe komunat përreth dhe këtu kishte edhe një komponentë gjermane, sepse Gjermania do t’i ndërtonte gypat që do ta dërgonin ujin në këtë impiant. Kjo nuk është duke u diskutuar, pra granti nuk është aprovuar dhe më vjen shumë keq, sepse shumë punë është bërë për këtë projekt nga ne, Franca bashkë me qeverinë aktuale të Kosovës, gjithashtu me qeveritë e kaluara për qytetarët e Kosovës, mezi po pres momentin kur mund t’i vazhdojmë këto projekte, por derisa ditët, javët dhe muajt kalojnë realizimi i këtij projekti shumë konkret që do të kishte pasur ndikim pozitiv në kualitetin e jetës së qytetarëve, në kualitetin e ambientit, ky projekt është shtyrë dhe më vjen shumë keq për këtë”, tha ai.