UBT

Ambasadorët e BE-së pajtohen për liberalizim të vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadorët nga shtetet anëtare të BE-së miratuan sot mandatin negociues të Këshillit për një rregullore për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza në Kosovë dhe tani shpresojmë të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur me përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet kufitare, menaxhimin e migracionit dhe sigurinë dhe jemi të bindur se ky bashkëpunim i mirë mund të forcohet vetëm në të ardhmen”, ka thënë Jan Lipavský, ministër i Jashtëm çek.

FIDANISHTJA

Projekt-rregullat do t’iu lejojnë mbajtësve të pasaportave të lëshuara nga Kosova të udhëtojnë në BE pa viza për një qëndrim prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. Sipas qëndrimit të Këshillit, përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet nga data e hyrjes në funksion të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe, në çdo rast, jo më vonë se 1 janari 2024.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.