Eko Higjiena

Ambasadorët e BE-së miratojnë tekstin e liberalizimit të vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizim e vizave për Kosovën.

Ky hap është bërë para miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca Çeke e Këshillit të BE-së, përmes një postimi në Twitter.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EPIK, Demush Shasha, teksa e ka komentuar këtë hap ka thënë se ambasadorët e BE-së sapo kanë vulosur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Mobi Casa

Ai tutje ka theksuar se ky është hap i fundit për këtë vit dhe hap i cili mbyll procedurën teknike për liberalizimin e vizave.

“Në muajt e parë të vitit tjetër mbetet vetëm votimi formal në seancën plenare të Parlamentit Evropian dhe Këshillin për Punë të Brendshme”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Vendimi për lëvizje pa viza do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janar 2024. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.