FIDANISHTJA

Ambasadorët: Dhuna është e papranueshme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot zhvilloi takime me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ambasadoren e Frances, Maryse Daviet dhe ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese.Në këto takime u bisedua për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e deritanishme në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdimin e punës në sesionin pranveror parlamentar.

Ambasadorët shprehen shqetësimet e qeverive të tyre përkatëse për këto zhvillime duke theksuar se pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave.

Nga ana e tij, kryetari Veseli duke vlerësuar qasjen aktive të ambasadorëve në raport me situatën e krijuar theksoi se si kryetar i Kuvendit të Kosovës të gjithë fokusin e ka në përpjekjet që të krijohet një hapësirë për komunikim dhe dialog politik mes palëve, në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar.

FIDANISHTJA

Në takime u bisedua edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Ambasadorët theksuan nevojën që ky proces të jetë në përputhje me kriteret dhe afatet ligjore, ndërsa kryetari Veseli nga ana e tij premtoi se ky proces do të zhvillohet duke respektuar në përpikëri të plotë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, procedurat ligjore dhe transparencën demokratike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.