GRANDEMALL

Ambasadorët bojkotuan seancën e VLAN-it

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadorët e huaj të akredituar në Prishtinë, edhe pse të ftuar, nuk kanë marrë pjesë në seancën që zhvillua të enjten paradite në sallën e Kuvendit të Kosovës, të thirrur me nënshkrime të 62 deputetëve të koalicionit paszgjedhor LDK-VV-AAK-Nisma (LVAN).

Kryesimi i seancës nga deputetja e re, Teuta Rugova dhe debati (fjalimet) e deputetëve të koalicionit LVAN nuk janë dëgjuar “live” nga ambasadorët, të cilët për një apo tjetër arsye kishin vendosur të mos shkojnë sot në sallën e Kuvendit.

“Ne i kemi dërguar ftesat në adresë të ambasadave dhe nuk e dimë arsyen pse përfaqësuesit diplomatikë kanë vendosur të mos vijnë”, ka thënë me kusht anonimiteti për lajmi.net, një nga deputetët e LDK-së, parti kjo udhëheqëse e koalicionin LVAN.

I pyetur nëse edhe diplomatët e kanë vlerësuar këtë seancë si “takim joligjor”, ashtu sikurse është shprehur orë më parë kryeministri në largim, Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, deputeti i LDK-së ka thënë se nuk dëshiron të paragjykojë se si e kanë gjykuar ndërkombëtarët seancën e sotme, për kryeministrit siç ka thënë ai, deputetët e LVAN-it ia kanë dhënë përgjigjen në Kuvend.

Ndërkohë Sekretaria e Kuvendit ka demantuar shkrimet në disa portale se nuk janë lejuar përfaqësuesit e huaj që të futen në sallë, duke thënë se nuk është i vërtetë lajmi se përfaqësuesja e UNMIK-ut është penguar të përcjell punimet e kësaj seance nga salla e Kuvendit.

FIDANISHTJA

“Punonjësit e Drejtorisë për protokoll i kanë përcjellë me mirësjellje mysafirët që kanë shfaqur interes për ta ndjekur nga afër takimin e sotëm të deputetëve… Edhe zyrtarja e UNMIK-ut, e cila gjoja është penguar të hyjë në Kuvend, e ka ndjekur pa asnjë pengesë gjithë takimin e sotëm të deputetëve”, ka njoftuar Sekretaria e Kuvendit.

Por përveç përfaqësues së UNMIK-ut, mision ky të cilit edhe zyrtarisht i është bërë e ditur prej kohësh se është i padobishëm në Kosovë, diplomatët tjerë duket se presin ftesë nga kryesuesja legjitime e Kuvendit, deputetja më e vjetër Flora Brovina.

Që nga 8 qershori, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ka pasur dy përpjekje të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij, ndërsa faktori ndërkombëtar nuk ka pranuar të përzihet, duke kërkuar që ngërçi politik të zgjidhet nga vet partitë parlamentare të Kosovës.

Në seancën e parë, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të PDK-së, solli aktgjykimin sipas të cilit ishin shkelur procedurat, rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta, dhe si rrjedhojë u anulua zgjedhja e kryeparlamentarit (Isa Mustafa).

Vazhdimi i dytë i seancës konstituive, pas gati dy muajsh, u mbyll pas katër minutash, pasi Arsim Bajrami nuk mori votat e nevojshme për të qenë kryetar i Kuvendit, gjë që sipas aktgjykimit të Kushtetueses, kjo pozitë i takon partisë fituese, Partisë Demokratike. /Lajmi/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.