FITORJA

Ambasadat e huaja mirëpresin zotimet e liderëve për mos shfuqizimin e speciales

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadat e huaja në vend kanë mirëpritur deklaratat e fundit të udhëheqësve politik të Kosovës ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

Përmes një deklarate të përbashkët të Ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të ShBA-së, është bërë e ditur se presin nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet presin që ta nderojnë këtë gatishmëri,transmeton Indeksonline.

Gjithashtu është shtuar se vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund të afirmojë pjekurinë e saj si shtet për t’u integruar tërësisht në Evropë.

Uji Dea

Komunikata e plotë:

Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politik Kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gadishmëri.

Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gadishmërinë për tu integruar tërësisht në Europë dhe komunitetin ndërkombëtarë. Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.