RCCOLA

Ambasadat dhe zyra e BE-së: Askush nuk është mbi ligjin, dialogoni!

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Përfaqësuesit Special të BE-së dhe ambasadave/zyrave të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë. përmes një deklarate të përbashkët lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, kanë dënuar bllokimin e dhunshëm të Kuvendit dhe kanë bërë thirrje për kthim të dialogut.

“Sot kemi qenë dëshmitarë të vazhdimit të bllokimit të punës së Kuvendit nga ana e opozitës. Kjo lloj bllokade e dhunshme nuk është as e pranueshme e as që do të zgjidhë ndonjë prej problemeve të qytetarëve të Kosovës, thuhet në deklaratën e Përfaqësuesit Special të BE-së dhe ambasadave/zyrave të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Ne bëjmë thirrje për kthim të dialogut në jetën politike në përgjithësi dhe në Kuvend në veçanti, për të parandaluar çdo eskalim të mëtejmë të dhunës që mund të shpie në dëmtim të pronës dhe lëndime të jetëve të njerëzve. Qytetarët kanë nevojë që Kuvendi në tërësi dhe institucionet të punojnë për të adresuar sfidat ekonomike, sociale dhe çështjet e tjera të përditshme me të cilat ballafaqohen ata”.

Uji Dea

“Sjellja paqësore e opozitës në protestën e të shtunës është një shembull i mënyrës demokratike të shprehjes së pakënaqësive lidhur me çështjet politike dhe është një dëshmi që Kosova dhe liderët e saj politikë janë në gjendje të angazhohen në një dialog politik përmes mjeteve demokratike”, thuhet në deklaratë.

“Me këtë rast, ne theksojmë rëndësinë që institucionet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me obligimet dhe kompetencat e tyre ligjore si dhe që partitë politike dhe politikanët të ushtrojnë aktivitetet e tyre në kuadër të fushëveprimit të përcaktuar me ligj”.

“Askush nuk është mbi ligjin, dhe ligji duhet të zbatohet njësoj nga të gjithë. Në një shoqëri që qeveriset nga parimet e sundimit të ligjit, vendimi i një organi gjyqësor duhet të respektohet dhe të implementohet pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Njëkohësisht, gjatë ushtrimit të funksionit të tyre, institucionet e tij kanë për obligim që të sigurojnë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut të personave në fjalë”, përfundon deklarata. /Telegrafi/