GRANDEMALL

Ambasada SHBA-ve: Ftojmë opozitën të heq dorë nga dhuna

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ftuar opozitën që të heq dorë nga dhuna. Në një deklaratë të zëdhënësit të kësaj Ambasade, Philip Drewry, dhuna nuk përputhet me shtetin demokratik.

Mobi Casa

“Shtetet e Bashkuara fuqimisht ftojnë opozitën që të heq dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike dhe konstruktivisht të angazhohet në punën e rëndësishme të Kuvendit në avancimin e interesit të popullit të Kosovës. Ambasadori ka shpreh mbështetjen e tij për Presidenten Jahjaga që po përpiqet të nxit dialogun politik në mes të partive politike që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës. Të gjitha palët duhet të heqin dorë nga kërcënimet e dhunshme, të cilat janë të jashtëligjshme dhe nuk përputhen me një shtet modern demokratik. Ambasada mban kontakt me palët e përfaqësuara në Kuvend. Opozita ende ka mënyra të tjera ku mund të dëgjohet zëri i saj. Eshtë përgjegjësia e një opozite që të përfshihet në një debat të kuptimtë me mënyrat e mundësuara nga demokracia që t’i dëgjohet zëri. Një demokraci nuk mundet me funksionu kur, sa herë që një parti i humb zgjedhjet kërkon ‘ri-zgjedhje’, pasi atyre nuk u pëlqejnë rezultatet. Ne e kemi një shprehje në anglisht, që thotë se nuk ke nevojë me u nisë për në shtëpi sa herë që humb”, ka thënë Dreëry për televizionin Rrokum.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.