UBT

Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dal me një njoftim të ri rreth caktimit të termineve për viza pune, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e pritjes për parashtrimin e kërkesës për vizë për muajin tetor do të hapet më 7 shtator, në orën 11:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

Ambasada ka shpjeguar tutje edhe procedurat për caktimin e terminit, derisa ka bërë me dije se termini i caktuar nuk mund të shtyhet, madje as të bartet në një muaj tjetër vijues.

“Pas regjistrimit me sukses në listën e pritjes për një termin, më së voni dy javë më parë ju do të pranoni me e-mail një konfirmi për terminin tuaj në muajin vijues. Ju lutemi të regjistroheni me e-mail-adresën tuaj personale dhe të siguroheni së jeni duke pranuar e-mailat e ambasadës pasi, komunikimi bëhet vetëm përmes postës elektronike. Prandaj ju lutemi që rregullisht të kontrolloni edhe kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj. Përndryshe ju rrezikoni të mos pranoni njoftime dhe në këtë mënyrë termini i juaj i caktuar nga ambasada skadon. Një një rast të tillë nuk mund të caktohet një termin zëvendësues”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.