Fundamenti

Ambasada Gjermane: Ushtria duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Zyrtarë nga Ambasada Gjermane në Prishtinë për “Zërin” kanë thënë që formimi i ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Definimi i mandatit dhe strukturës së FSK-së, duke përfshirë një transformim të mundshëm në forca të rregullta të armatosura, është vendim sovran i Kosovës. Me këtë rast është e rëndësishme që transformimi të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.

ARKATANA

Po ashtu ata thonë që e rëndësishme për këtë proces është bashkëpunimi i vazhdueshëm i NATO-s me Kosovën.

“Proceset politike të transformimit duhet të jenë transparente dhe përfshirëse. Përveç kësaj, për bashkëpunimin e ardhshëm me NATO-n është me rëndësi që mënyra e transformimit të koordinohet me partnerët e NATO-s”, thuhet aty. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.