Fundamenti

Ambasada Gjermane: Për 1 vit, 13 mijë viza pune për kosovarët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Brenda një viti vetëm Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë i ka lëshuar rreth 13 mijë viza pune për kosovarët. Me viza të tilla qytetarët po pajisen edhe në Ambasadën e Kroacisë, të Sllovenisë etj. Në mungesë të vendeve të punës në Kosovë të rinjtë janë orientuar masivisht drejt Evropës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mungesa e vendeve të punës në Kosovë ka nxitur shumë të rinj që të gjejnë alternativa për punësim në vende të ndryshme të Evropës.

HW

Gjermania është në krye të listës së kërkesave të kosovarëve për punësim, e pasuar nga Kroacia, Sllovenia etj., duke u bazuar në statistikat e pajisjes me viza pune nga ambasadat e shteteve të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE) në Prishtinë, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se gjatë vitit 2018 i kanë lëshuar gjithsej 38 mijë viza, prej të cilave 13 mijë për të studiuar ose për të punuar në Gjermani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.