FITORJA

Ambasada e SHIK-ut

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“SHIK-u është “gjallë”, fiton 200 milionë dollarë në vit”. Ky titulli që për disa ditë, në maj të 2010-ës kishte tronditur shoqërinë kosovare, e që ishte nxjerr nga një raport i OJQ-së amerikane “Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane”. Që atëherë besohej se edhe pse zyrtarisht është shuar, Shërbimi Informativ i Kosovës vazhdon të këtë ndikim të madh në vend.

Sidomos kur bëhet fjalë për të punësuar njerëz nëpër institucione, SHIK është gjithmonë me ndikim në këtë drejtim.

Pasi në Kuvendin e Kosovës ka gati një grup parlamentar me deputetë, shumë njerëz me rekomandim të SHIK janë punësuar në Postëtelekomin e Kosovës, Aeroport e Korporatën Energjetike të Kosovës, mirë tani rrënjët janë shtrirë edhe nëpër institucione kosovare që përfaqësojnë shtetin në botë-ambasadat.

Indeksonline merr vesh se Ambasada e Kosovës në Gjermani ka disa të punësuar me rekomandim të ish-punonjësve të SHIK-ut.
Burimet të institucioneve më të larta vendore kanë bërë me dije për Indeksonline se janë katër persona që punojnë në këtë ambasadë, e që kanë shkuar aty pas kërkesës që kanë bërë ish-zyrtarët e Shërbimit Informativ që të njëjtit duhet të punësohen.

Mobi Casa

Siç merr vesh Indeksonline, në këtë ambasadë, me ndikimin e SHIK-ut është punësuar Fatmire Musliu, që është motra e Ganimete Musliut, tash deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës e dikur asistente e Kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.

I punësuari tjetër në Ambasadën e Kosovës në Gjermani, me rekomandim të këtij agjencioni, sipas burimeve të mirë-informuara të Indeksonline, është Hamdi Reçica dhe Dhurata Selimi, të afërm të Elmi Reçica, njeri i fuqishëm në SHIK dhe aktualisht deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve janë punësuar në këtë ambasadë edhe shoferët e Kadri Veselit që udhëhoqi SHIK-un, për më shumë se një dekadë. Këta janë Hamdi Gashi e Islam Spahija. Ky i fundit e shoqëroi Veselin gjatë intervistës së famshme e të tij dhënë portalit gjerman “dt-worldwide”, ku kishte prezantuar edhe ambasadori Skënder Xhakaliu.

Indeksonline ka pritur për më shumë se një muaj një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme, që aktualisht drejtohet nga nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në lidhje me këtë temë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur në pyetje.
“I kemi pranuar pyetjet e juaja, mirëpo jemi duke i përgatitur përgjigjët dhe posa të jenë gati do ua përcjellim”, ka deklaruar përmes telefonit, Artan Behramaj, zëdhënës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ky edhe ka qenë komunikimi i fundit me MPJ-në për këtë temë. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.