UBT

Ambasada e SHBA’së: Askush s’po u kërkon liderëve kompromis me sovranitetin, të heqin dorë nga territori ose ta shkelin Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka deklaruar se askush nuk është duke kërkuar nga liderët e Kosovës që të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, për vizitën e emisarëve Escobar e Lajcak, thuhet se status-quoja është e paqëndrueshme ndaj inkurajojnë të gjithë akterët që të angazhohen drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovë e Serbisë që përqëndrohet në njohje të ndërsjellë raporton Gazeta Express.

United Hospital

“Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga Përfaqësuesit Specialë Escobar dhe Lajcak në Kosovë. ShBA-ja e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë me të cilën udhëheqësit kosovarë mund të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhim konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga te gjithë për të arritur një marreveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohje reciproke. Askush nuk po u kërkon udhëheqësve të Kosovës që të bëjnë kompromis për integritetin territorial ose që ta shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të paprekshme”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.