UBT

Ambasada e SHBA-së: Senatori Dole mbajti premtimin e dhënë para 30 vjetësh për lirinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ngritja e bustit të senatorit amerikan Bob Dole sot në Prishtinë, ka zgjuar reagimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

“30 vjet më parë senatori Dole erdhi në Kosovë dhe bëri një premtim: Liria po vjen. Demokracia po vjen. Ky premtim u mbajt dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë kësaj qysh prej atëherë”, thuhet në një postim në Facebook nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Busti i senatorit amerikan Bob Dole u vendos në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në rrugën që mban emrin e tij.

Eco Higjiena

30 vjet më parë, më 29 gusht 1990, senatori Robert Dole, me gjashtë kolegë të tij, vizitoi Prishtinën, duke luajtur një rol të pakrahasueshëm në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Kjo vizitë shënon një moment historik në angazhimin amerikan në Kosovë dhe një nga arritjet më të mëdha në lobimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për kauzën e Kosovës. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.