FITORJA

Ambasada e SHBA-së: Marrëveshja e sotme është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen, përfitojnë qytetarët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes lidhur me energjinë elektrike në katër komuna në veri të Kosovës, në mes të Kosovës dhe të Serbisë. Me anë të një reagimi thuhet se kjo është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët e të dy vendeve janë ata që përfitojnë.

“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë”

“ShBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës.

UBT

Kujtojmë se sot Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për udhërrëfyesin për faturimin e energjisë elektrike në veri të vendit.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është arritur në Bruksel qysh më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja shkruan Gazeta Express.

Emisari i BE-së, Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Besnik Bislimi e Aleksandër Petkoviq, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.