Eko Higjiena

Ambasada Britanike në vijë me atë amerikane: Mbështesim qeverinë në luftën kundër krimit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka mbështetur aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar duke e quajtur si veprim në interes të të gjithë qytetarëve, raporton Gazeta Express.

Në një reagim në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook, thuhet se përpjekjet për të penguar aksionin me retorikë nxitëse u shërben atyre që krijojnë ndasi mes komuniteteve në Kosovë.

FIDANISHTJA

“Veprimi kundër krimit të organizuar është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe ne mbështesim Qeverinë e Kosovës në respektimin e sundimit të ligjit në të gjithë Kosovën. Përpjekjet për të penguar këtë veprim me dhunë, si dhe përdorimin e retorikës nxitëse, shërben vetëm për të ndihmuar ata që kërkojnë të krijojnë ndarje në mes të komuniteteve në Kosovë. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar për raportet e frikësimit të gazetarëve që përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe të raportojnë faktet në terren. Gazetarët kanë të drejtë të veprojnë në një mjedis të sigurt dhe ata që e kërcënojnë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në reagim.

Ambasada amerikane në Kosovë në një përgjigje për Gazetën Express, gjithashtu ka shprehur mbështetjen për policinë pas aksionit të djeshëm kundër krimit të organizuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.