Fundamenti

Ambasada Amerikane: Vetëvendosja po e dëmton reputacionin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në një deklaratë dërguar të gjitha medieve, Ambasada amerikane në Prishtinë njofton se mëngjesin e sotëm, ambasadorja Tracy Jacobson dhe personeli i Ambasadës amerikane u penguan fizikisht nga protestuesit e Vetëvendosjes për të hyrë dhe marrë pjesë në seancën e rregullt parlamentare, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas ambasadës edhe vëzhguesit tjerë dhe deputetë janë sulmuar në të njëjtën mënyrë, gjersa tentonin të hynin në ndërtesë.“Siç kemi theksuar me të gjithë liderët e sidomos me ata të Vetëvendosjes, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtat e qytetarëve për lirinë e shprehjes, njëkohësisht dënon përdorimin e taktikave të dhunshme në pengimin e procesit demokratik. Liria e shprehjes nuk do të thotë kufizimi i lirisë së lëvizjes për të tjerë. Duke u mbështetur vazhdimisht në taktika të dhunshme, Vetëvendosja dëmton reputacionin e Kosovës së një demokracie në zhvillim”, thuhet në njoftim.

Hidromorava

Sipas Ambasadws amerikane, ambasadorja Jacobson është duke ndjekur seancën e sotme me ftesë zyrtare të Kuvendit të Kosovës.