HW

Ambasada amerikane u reagon zyrtarëve serbë që po i mohojnë mizoritë e luftës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njëzet vjetori i masakrave në Kosovë është përcjellë me deklarata politike. Në Serbi duke u mohuar krimet nga udhëheqësit e shtetit, dhe në Kosovë duke kritikuar heshtjen e ndërkombëtarëve ndaj këtij mohimi. Ambasada amerikane, përmes një deklarate, thotë se mohimi i mizorive ofendon viktimat në luftën e Kosovës.

Ambasada amerikane sot ka ngushëlluar të gjithë familjarët që po përkujtojnë 20 vjetorin e të rënëve gjatë luftës në Kosovë.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se të mohuarit e krimeve të luftës, i ofendon kujtimet për viktimat, shkruan Gazeta Express.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuatrit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

UBT

Në deklaratat e krerëve shtetërorë gjatë ceremonive përkujtimore të viktimave në masakrat e 20 vjetëve më parë, disa herë kanë përsëritur se bashkësia ndërkombëtare po hesht ndaj mohimit të krimeve nga liderët serbë.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar zëvendësministren Vesna Mikiq dhe ministrin Ivan Todosijeviq për deklaratat e tyre për viktimat shqiptare gjatë luftës.

Mikiq i quajti shqiptarët terroristë që u ndihmuan nga NATO’ja përmes bombardimeve, ndërsa Todosijeviq tha se masakra e Recakut ka qenë fabrikim.

Të dy morën përkrahjen e presidentit serb Aleksandër Vuciq./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.