Ambasada amerikane: Të premten mos të ketë dhunë në Kuvend

Ambasada amerikane ka kërkuar nga partitë opozitare dhe të gjithë faktorët politikë në Kosovë që të mos ketë dhunë në seancën e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet të premten.
“Ambasada Amerikane çmon faktin që protesta është mbajtur e qetë dhe fton palët të përmbahen nga dhuna gjatë seancës së paraparë të Kuvendit gjatë ditës së nesërme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës, transmeton Rrokum TV.