Fundamenti

Ambasada amerikane shpërndanë pako higjienike dhe mjete mbrojtëse Anti Covid

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ambasada amerikane ka nda pako higjienike dhe mjete tjera mbrojtëse anti Covid. Kolonel Elmina Mahmuti DR e Policisë së Kosovës bashkë me rreshterë Sadete Sadikun, nga njësiti Policia në komunitet nga stacioni policor i Gjilanit këto ndihma i kanë shpërnda në dy “shtëpitë e sigurta” këtu në Gjilan përkatësisht në Novobërdë që njëherit janë strehimore për gratë që kanë përjetuar dhunë në Familje.

Në të dy rastet ato janë pritë nga stafi udhëheqës i këtyre “shtëpive të sigurta”, ku policia e Kosovës është falënderuar për përkushtimin, dhe rëndësinë që i kushton problemit të “Dhunës në familje”.

Uji Dea

Kolonel Elmina Mahmuti tha se policia e Kosovës gjithmonë me përkushtim dhe në çdo situa do të jep ndihmën e vet dhe do të punojmë dhe veprojmë që të kemi sa më pak raste të “Dhunës në familje”./rajonipress/