ARKATANA

Ambasada amerikane për shpërndarjen e Kuvendit: Hap i rëndësishëm drejt krijimit të qeverisë së re

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ambasada amerikane në Prishtinë ka dalë me një deklaratë, menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

Siç thuhet në reagimin e ambasadës amerikane, Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re.

“Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik do të siguronte që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një themeli për të ardhmen”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Më 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.

ARKATANA

Kryeparlamentari Kadi Veseli e hodhi në votim propozimin e grupit prej 98 deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të pranishëm në seancë ishin 106 deputetë.

Nga tash vendi edhe zyrtarisht ka shkuar në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të shpallen nga presidenti Hashim Thaçi.

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit, e cila u karakterizua për mungesa të shpeshta kuorumi, u konstituua më 3 gusht 2017. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.