Eko Higjiena

Ambasada amerikane pas vizitës së Grenell: Kosova e Serbia të punojnë ngushtë e shpejtë për të ecur drejt të ardhmes

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një kumtesë për media kanë dhënë detaje rreth vizitës së ambasadorit Richard Grenell në Prishtinë dhe Beograd përgjatë 9 dhe 10 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Në këtë kumtesë thuhet se në Prishtinë, Grenell ka takuar presidentin Hashim Thaçi, dhe krerët e partive politike, Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin e Ramush Haradinajn.

Ndërkohë përgjatë vizitës në Beograd, ka takuar presidentin serb, Aleksander Vucic dhe kryeministren, Ana Bernabiq.

Qëllim i kësaj vizite thuhet se është bërja bashkë e partnerëve të SHBA’së në Kosovë e Serbi për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon.

Në fund thuhet se Kosova dhe Serbia duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë për të ecur drejt të ardhmes.

Hidromorava

Komunikata e plotë e Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë:

Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist.

Administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme.

Qëllimi është për ti bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.