RCCOLA

Ambasada amerikane: Opozita po vret demokracinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dënuar dhunën e shfaqur sot nga opozita në Kuvendin e Kosovës. Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka thënë se armët nuk kanë vend në parlament.

Sipas kësaj ambasade sjellja e temrsshme e disa deputetëve të caktuar të opozitës ka bërë që të nevojitet intervenimi mjekësorë për disa deputetë si vëzhgues ndërkombëtarë, duke përfshirë këtu edhe stafin nga ambasada e SHBA-ve, transmeton zeri.info.

RCCOLA

Ambasada amerikane vazhdon duke thënë se dhuna e sotme së bashku me atë të tri javëve të kaluara ka penguar Kvuendin nga përmbushja e mandatit të saj për të përmisuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ambasada vazhdon duke thënë se kjo nuk është demokraci por pengesë e procesit demokratik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bën thirrje opozitës që të heqë dorë nga përdorimi i dhunës si një taktikë politike dhe në mënyrë konstruktive të angazhohen në punën e rëndësishme të Kuvendit për të avancuar interesat e popullit të Kosovës. /Zeri/