Mobi Casa

Ambasada amerikane nuk ka qëndrim decidiv kundër ndarjes së Kosovës

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po flasin më në mënyrë decidive kundër ndarjes së Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë pas një takimi me këshilltarin e Trumpit, John Bolton, duke ia futur në gojë deklaratat bashkëbiseduesit të tij, tha se Amerika po konsideron më shumë opsione rreth marrëveshjes ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Gazeta Express ka pyetur Ambasadën amerikane, por ajo tani nuk jep një përgjigje të prerë rreth kësaj çështjeje. Nëse vetëm para disa muajve, nga kjo Ambasadë dilnin deklarata decidive kundër ndarjes, sot nuk janë të tilla.
Gazeta Express ka pyetur Ambasadën amerikane për një qëndrim zyrtar rreth çështjes së ndarjes, ndërsa përgjigjja, të cilën e kanë quajtur të qartë, nuk duket e tillë.

“Javën e kaluar, edhe në intervistën e tij televizive edhe në Twitter ambasadori Delawie tha qartë se Kosova duhet të gjejë se cilat janë qëllimet e saj; duhet të përpiqet që të arrijë një lloj konsensusi rreth atyre qëllimeve, dhe këto janë gjërat në të cilat jam i përqendruar tash për tash”, thuhet në përgjigjën e Ambasadës amerikane.

E, dje në Uashington, kryediplomati serb Ivica Daçiq është takuar me këshilltarin e Trumpit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton. Daçiq ka gjetur një terren të përshtatshëm në SHBA, për t’i propozuar idetë e lëvizjes së kufijve kur dihet se Bolton kishte folur publikisht në të kaluarën kundër pavarësisë së Kosovës.

Daçiq thotë se këshilltari i Donald Trumpit i ka thënë atij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dëgjojnë “argumentet e Serbisë” për Kosovën, përcjell Express.

Daçiqi beson se ndryshimi i madh që erdhi në administratën amerikane, vjen deri te kjo deklaratë e këshilltarit të Trumpit.

“Deri dy vjet më parë, kur flisja me dikë, thoshin se kjo është çështje e zgjidhur, por tani ata thonë se duhet të ketë një kompromis”, tha Daçiq në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Siç tha Bolton, ai vetë e përdori këtë term, se politika e jashtme amerikane në periudhën e mëparshme, domethënë para Trumpit, ishte drejtuar nga një autopilot”, u shpreh Daçiqi t’i ketë thënë Bolton.

FITORJA

Javë më parë, në një intervistë televizive të cilën e përmend Ambasada, Delawie ka refuzuar të flasë për ndarjen, duke nxitur reagime të shumta.

Në shkurt të këtij viti në një përgjigje për Express, Ambasada amerikane në mënyrë decidive kishte thënë se është kundër vendosjes së precedentëve që shkaktojnë probleme.

“Ne nuk përkrahim shkëmbimin e tokave apo vendosjen e precedentëve që do të shkaktonin më shumë probleme sesa që do të zgjidhnin, por të gjitha palët duhet të jenë kreative për të gjetur një zgjidhje”, thuhej në Ambasadën amerikane.

Ambasadori amerikan në një emision televiziv nuk preferoi të fliste nëse ndarja do të jetë një nga temat që do të diskutohen në Bruksel dhe kjo heshtje nxiti reagime.

Tutje, Delawie sqaroi veten, duke thënë se deklarata e tij u keqinterpretua.

“Po them: nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në ç’sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës. E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtet të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, u tha në sqarimin e Delawies. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.