Mobi Casa

Ambasada Amerikane ndanë 100 mijë dollar për shkollën “Andrea Durrsaku”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Qamil Qehaja Drejtor i Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “ Andrea Durrsaku” në Kamenicë, ka bërë të ditur se kjo shkollë ka fituar një grant prej 100 mijë dollarësh nga Ambasada Amerikane, përkatësisht departamenti i mbrojtjes.

Mobi Casa

Qehaja tha se në këtë grant do të përfshihen lyrja e jashtme e shkollës, ndërrimi i kulmit, ndërrimi i dyerve si dhe disa punë tjera.”Kjo ndihmë për shkollën tonë është tepër e mirëseardhur dhe i jemi falënderues SHBA-së që po përkrah sektorin e arsimit” ka thënë Qehaja./rajonipress/