RCCOLA

Ambasada amerikane mirëpret gjetjet e Komisionit ndërkombëtar të demarkacionit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka mirëpritur përfundimin e Komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare”.

Lexoni të plotë deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret përfundimin e Komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare”.

Hidromorava

Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarr hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit.

Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdes të gjeturat në raport dhe do ti kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”. /Telegrafi/