Eko Higjiena

Ambasada amerikane me apel për qytetarët e Kosovës pas rritjes së rasteve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë thirrje që të punohet së bashku për të ulur lakoren e infektimeve me Covid-19.

Ambasada amerikane ka deklaruar se disiplina është e nevojshme që të kthehet normaliteti në vend.

“Ne duhet të punojmë sëbashku për të ulur lakoren në Kosovë. Disiplina dhe solidariteti janë të nevojshme për të kthyer Kosovën përsëri në punë. Rri në shtëpi dhe vendose maskën”, thuhet në apelin e ambasadës.

Nga e premtja do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë. Ato tashmë janë votuar në Qeveri të Kosovës

Me këto masa, varësisht se në cilat zona të rrezikshmërisë gjenden komunat e vendit, është e përcaktuar edhe karantina dhe puna e lejuar e gastronomisë.

Hidromorava

Sipas masave që hyjnë në fuqi nga e premtja, në Prishtinë dhe 6 komuna të tjera të Kosovës, pas orës 19:00 do të ketë “orë policore”.

Kurse, aktiviteti ekonomik do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 18:00, 19:00 ose 20:00, varësisht në cilën zonë të vlerësuar të rrezikshmërisë ndodhet komuna.

Komunat janë ndarë në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët. Komunat në “zonën e kuqe” janë: Prishtina, Podujeva, Mitrovica e Jugut, Peja, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj.

Këto komuna janë cilësuar me rrezik të lartë të infeksionit pasi kanë mbi 150 persona të infektuar në 100 000 banorë brenda javës./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.