KKVITI

Ambasada amerikane: Marrëveshjet, fitore e të gjitha palëve

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë përgëzon Qeverinë e Republikës së Kosovës për arritjen e katër marrëveshjeve në Bruksel.Sipas një komunikate të Ambasadës së SHBA-ve, këto marrëveshje, të cilat e respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, do të përmirësojnë jetët e gjithë njerëzve në Kosovë dhe janë fitore e të gjitha palëve.

“Diskutimet që u lehtësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së rezultuan me marrëveshjet për energjinë, telekomunikimet, themelimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë Serbe, si dhe për lirinë e lëvizjes dhe urën e Mitrovicës. Këto hapa do të forcojnë stabilitetin rajonal, do të kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët e Kosovës, dhe do t’i ndihmojnë Kosovës që të vazhdojë rrugëtimin e saj të përafrimit në integrimet me institucionet Euro-Atlantike”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Uji Dea

Më tej shtohet se SHBA-të fuqimisht përkrahin procesin e dialogut dhe e kuptojnë se ky kërkon marrjen e vendimeve të vështira nga të gjitha palët, dhe e çmon kurajon që është e nevojshme për të shikuar drejt së ardhmes. /Telegrafi/