Mobi Casa

Ambasada Amerikane: Kuvendi të mos ua lehtësojë dënimet kriminelëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka kundërshtuar ashpër propozimin për ndryshime kushtetuese për llogaritjen e 1/3-ës së dënimit për kriminelët me vendim të gjykatës. Në një deklarata për media, Ambasada amerikane në Prishtinë ka marrë disa shembuj të disa të dënuarve që do të përfitonin nga ky ndryshim.

Nëse do të ndodhte ky amendamentim, Ambasada më e fuqishme në vend pohon se do të ishte turp politik për Kuvendin e Kosovës, dhe do të dobësonte sundimin e ligjit.

Komunikata e plotë:

Shtetet e Bashkuara përkrahin miratimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale i cili do të mbyllte vrimat ligjore të cilat lejojnë që kriminelët e lidhur me politikën të braktisin burgun për arsye të pakuptimta.

Sidoqoftë, ne fuqimisht kundërshtojmë amandamentin e propozuar në këtë ligj i cili amandament i siguron çdo të arrestuari llogaritjen e 24 orëve të mbajtjes së burgut si 36 orë të kryerjes së dënimit.

Ky amandament, ashtu siç është tani, do t’i jepte të drejtë ÇDO krimineli të dënuar që është duke kryer dënimin me burg që ta ketë dënimin më të shkurtër për 1/3-ën e kohëzgjatjes së dënimit.

FIDANISHTJA

Kjo poashtu do të thotë se një trup politik – Kuvendi – është duke e shpallur të gabueshëm çdo vendim të pavarur juridik që rezulton me mbajtje të burgut, dhe se çdo dënim me burg në të ardhmen do të jetë më i shkurtër se sa ai që e vendos gjyqtari.

Për shembull, me kalimin e këtij amandamenti, personi që është dënuar me 23 vjet burg pasi që ka vrarë të fejuarën e tij duke e therur 76 herë do të mbajë vetëm 15 vjet.

Ky amandament e dobëson parimin e sigurisë ligjore dhe të pavarësisë së gjyqësorit.

Ne i bëjmë thirrje Kuvendit që të refuzojë këtë përpjekje për dobësimin e sundimit të ligjit, dhe që të lëvizë përpara me ligje që do ta forconin atë.

Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara ndaj forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë dhe ndaj punës së përbashkët me Kosovën në këtë përpjekje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.