Fundamenti

Ambasada amerikane i përgjigjet Haradinajt për përfshirjen e SHBA-së në dialog

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ditë më parë u shpreh i vendosur se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të vazhdoi pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Insajderi ka kërkuar një përgjigje nga ambasada amerikane në Prishtinë, rreth qëndrimit të Haradinajt. Ambasada në përgjigjen që i ka dhënë Insajderit nuk ka pranuar përfshirjen në dialogun Kosovë – Serbi, por as nuk e ka mohuar.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne do të punojmë nga afër me ekipin e Përfaqësueses së Lartë Mogherini lidhur me atë se si të ofrohet përkrahje më e fuqishme për procesin e dialogut”, ka thënë kjo ambasadë në përgjigjen e dërguar për Insajderin.

Ndërkaq ditë për parë, Haradinaj ishte shprehur i vendosur që dialogu mes dy vendeve nuk do të mund të zhvillohet pa prezencën e Amerikës në tavolinë.

“S’mund të vazhdojmë në dialog nëse s’është Amerika në tavolinë”, kishte thënë Haradinaj në Rubikon.

Kërkesën e njëjtë për përfshirjen e SHBA-ve në dialogun Kosovë – Serbi kishte propozuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Uji Dea

“Involvimi i SHBA-ve do t’i jepte këtij dialogut një kuptim të ri,do t’i jepte një dinamik dhe një siguri për sukses të këtyre rrethane të re të krijuara”, kishte deklaruar Thaçi para disa dite.

Madje ai në një takim Nju Jork, me ushtruesen e Detyrës së Ndihmës-Sekretares për Çështje Evropiane, Elisabeth Millard, dhe Zëvendës-Ndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee e kishte cilësuar si të domosdoshme përfshirjen e SHBA-ve në fazën përfundimtare të dialogut.

“Përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është e domosdoshme për të siguruar një marrëveshje përfundimtare të pranueshme dhe të zbatueshme për të dy palët e cila do të forcoj paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe me gjerë”, thuhej në një njoftim nga zyra e presidentit.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ishte shprehur kundër përfshirjes së SHBA-ve në dialogun siç e quanin të padrejtë për Kosovën.

Rexhep Selimi deputet nga ky subjekt politik kishte deklaruar se Kosova nuk duhet t’i shfrytëzojë miqtë e saj për dialogun me Serbinë.

“SHBA-të janë pjesë e përhershme në rrugëtimin e shtetbërjes së Kosovës. Por, Qeveria e Kosovës nuk duhet që miqtë e saj t’i shfrytëzojë për dialogun e padrejtë me Serbinë”, kishte deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.