KKGJILAN

Ambasada amerikane “afron” Thaçin e Mustafën!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka pranuar që ka folur me kreun e PDK-së, Hashim Thaçin. Megjithatë, sipas Mustafës, ata nuk kanë folur për politikë.

“Po, u përshendeta edhe me Thaçin, por nuk folëm për politikë”, deklaroi Mustafa.

Vetëm para pak çastesh në një koktej të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, të pranishëm ishin presidentja Atifete Jahjaga, lideri e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe ai LDK-së, Isa Mustafa në njerën prej kafiterive të kryeqytetit.

Mobi Casa

Nuk dihet nëse ky takim i kësaj treshe, ka ndikuar në gjetjen e zgjidhjes për ngërçin politik në vend.

Vlen të theksohet se ky takim ‘festiv” në orët e mbrëmjes së të premtes, vjen pas takimit të presidentes Jahjaga me senatorin amerikan, Murphy. /Indeksonline/