RCCOLA

Alushi synon Bundesligën me Kaiserslauternin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mesfushori kosovar Enis Alushi ka thënë se skuadra e tij Kaiserslautern duhet t’i fitojë dhjetë ndeshje nga 15 sa kanë mbetur deri në fund për t’u ngjitur në Bundesligën 1. Ai tregon se me këtë kalkulim, ngjitja në Bendesligë është e sigurt.

“Na duhen edhe 10 fitore nga 15 ndeshjet e fundit. Këtë e kemi llogaritur. Në këtë mënyrë do t’i kishim 61 pikë dhe do të mjaftonte për t’u ngjitur në elitë”, ka thënë Alushi të mërkurën për “Bild”.

Kaiserslauterni aktualisht zë vendin e tretë me 31 pikë, tetë më pak se lideri Koeln.

RCCOLA

Alushi 28-vjeçar me skuadrën e Kaiserslauternit këtë edicion ka shënuar një gol në gjashtë paraqitje.

Ai një kohë të gjatë i mungoi ekipit për shkak të një lëndimi të rëndë. Pjesë e këtij ekipi është edhe sulmuesi Albert Bunjaku.