United Hospital

Alushi kërkon ekip

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pas Albert Bunjakut, edhe Enis Alushi është përshëndetur me Kaiserslauternin.

Edhe pse ka kontratë edhe një vit me klubin gjerman, deri më 30 qershor 2015, mesfushori kosovar është lënë jashtë ekipit që po i zhvillon përgatitjet për sezonin e ri. Si rezultat i kësaj, 28 vjeçari duhet ta gjejë ekipin e ri.

Momentalisht, ai është duke ushtruar me ekipin U-23 të Kaiserslauternit, deri sa të sistemohet diku tjetër.

Mobi Casa

Alushi i kishte zhvilluar dy sezone me Kaiserslauternin, duke shfaqur formë të mirë, por ish futbollisti i Paderbornit nuk është më në planet e ‘kuqezinjve’.

Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe për Kolnin dhe Wehen Wiesbaden. Gjithashtu, mitrovicasi, i cili është i martuar me futbollisten Fatmire Bajrami, është përfaqësues i rregullt i Kosovës. /Zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.