Alushi: Fitorja ndaj Werderit do i bënte mirë Kosovës
Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Enis Alushi, në një prononcim për portalin Koha.net, ka thënë se rezultati i ndeshjes me Werder Bremenin nuk do të ketë rëndësi, por sipas tij, fitorja do t’i bënte mirë përfaqësueses Kosovare.
“Ndonëse rezultati nuk ka rëndësi sepse për neve është të kemi një paraqitje të mirë, por gjithsesi synojmë fitore dhe ky është objektiv i secilit prej nesh”, ka thënë Alushi për portalin Koha.net.
“Ndeshja me Werder Bremenin do të jetë një ndeshje e mirë, është skuadra shumë e fortë dhe ka një formë të mirë në këto momente. Werderi luan me një taktikë tjetër, me 4 mesfushorë dhe dy sulmues, ndërsa Eintrachti ka luajtur më shumë nga krahët”, ka shtuar ai.
Në fund ai ka thënë se përfaqësuesja do të përpiqet të luajë mirë dhe të ndryshojë linjën e mbrojtjes dhe të marrë një fitore.
“Ne gjithsesi do të përpiqemi të kemi një performancë të mirë të ndryshojmë pak në linjën defanzvie dhe gjithsesi të marrim një fitore që do të ishte shumë e mirëseardhur për të ardhmen”, ka thënë Alushi./koha/


