UBT

Alushi afron skuadrën drejt titullit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushorja kosovare Fatmire Alushi ka shënuar një gol, duke i siguruar skuadrës së saj FFC Frankfurt fitore të dielën në shtëpi ndaj Turbine Potsdamit me rezultatin 2:1.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 21-të, dhe të parafundit të Bundesligës gjermane për femra.

RCCOLA

Alushi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 42-të, ndërsa luajti tërë ndeshjen. Frankfurti një xhiro pa përfunduar stinori kryeson me 53 pikë, një më tepër se Wolfsburgu që është i dyti.

Në fundjavën e ardhshme Frankfurti do të jetë mysafir i Wolfsburgut, ndeshje që do të vendosë për titull.
© KOHA.net