Mobi Casa

Altin Zeqiri vazhdon me formë të mirë edhe te Rizespori, shënon në udhëtim ndaj Kayserispor

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Hyri në lojë nga banka rezervë në ndeshjen ndaj Andorrës dhe shënoi gol në debutim me fanellën e Kosoves, por këtë formë të mirë Altin Zeqiri po e vazhdon edhe në nivel klubi.

Zeqiri ka shënuar gol për skuadrën e tij Rizespor në Superligën e Turqisë, gol ky që nuk mjaftoi që Rizespor të arkëtojë tri pikët në udhëtim ndaj Kayserispor.

Ai u fut në fushë në minutën e 70-të dhe që në aksionin vijues ai arriti të shënoi gol.

Mobi Casa

Ky njëheresh ishte goli i tij i parë në elitën e futbollit turk teksa ka edhe një asistim.

Pas kësaj humbje Rizespor e gjen veten në pozitën e nëntë në renditjen tabelare me 14 pikë të grumbulluara./Telegrafi/